Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë elektorale, KAS gjobit me 100 mijë lekë 15 kryebashkiakë të PS, “fal” 5 të tjerë

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 15:22 | Politikë
Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë elektorale,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi gjobitjen e 20 kryebashkiakëve socialistë nën argumentin se kishin përdorur asete publike për fushatë elektorale. Këtë kërkesë Celibashi ia depozitoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku konstaton se kryetarët e bashkive të PS-së kishin përdorur Facebook-un e bashkisë për propagandë elektorale.

Në shqyrtimin e kërkesës, KAS vendosi të shumëfishojë gjobën ndaj 15 kryebashkiakëve ndërsa 5 të tjerë nuk i konstatoi në shkelje. Ilirjan Celibashi i kërkon Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve të gjobisë 20 kryebashkiakë socialistë.

Arsyeja është se kanë shkelur rregullat për garë të barabartë në fushatë elektorale duke përdorur për reklamim të tyre, faqen zyrtare në rrjetet sociale të institucionit që drejtojnë.

“Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtag #,slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve përbën përdorim të burimeve publike.” 

Lista e kryebashkiakëve fillon nga Safet Gjici në Kukës e deri tek Shuaip Beqiri në Konispol, duke përfshirë mes të tjerëve qytetarët e parë të Elbasanit, Fierit e Lezhës. Masa e propozuar për gjobë është ajo minimale.

“Për rrjedhojë, referuar nenit 171, pika 1 të Kodit Zgjedhor, kur shkelja nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 3000 (tre mijë) deri në 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë. Në përfundim të shqyrtimit administrativ, i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, marrjen e masës administrative në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë.” 

Kjo kërkesë u mor në shqyrtim nga KAS i cili pati një qasje më të ashpër se sa Komisioneri Celibashi duke marrë si bazë ligjore një tjetër që parashikonte dënime më të mëdha financiare. Gjobës së KAS i shpëtuan kryebashkiakët e Librazhdit, Gramshit, Bulqizës,  Konispolit dhe Vorës, të cilët nuk kandidojnë më në zgjedhje 

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

lerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

https://a2news.com/2023/05/03/ku-mund-te-kete-tensione-incidente-dhe-parregullsi-elektorale-gjate-zgjedhjeve-te-14-majit-isp-publikon-harten-e-riskut-elektoral-2023/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi