Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pasi një anije e mbushur me turistë u përmbys në shtetin jugor të Indisë, Kerala.
Sipas raportimeve, bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit tentojnë të nxjerrin anijen nga ujërat me baltë.
Besohet se prania e njerëzve përtej kapacitetit është arsyeja që anija u përmbys. Sipas raportimeve, anija kishte në bord rreth 50 persona, pra dyfishin e kapacitetit, në momentin që ndodhi aksidenti.
Kryeministri i vendit, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tij për rastin duke thënë se ishte shumë i trishtuar për humbjen e jetëve.
Pas përmbysjes së mjetit lundrues, shumë nga pasagjerët mbetën të zënë poshtë anijes, ndërsa përpjekjet e shpëtimit u vështirësuan nga errësira. Mes viktimave kishte gra dhe fëmijë. (A2 Televizion)