Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 15:34 | Kronikë
Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë plagosur me thikë pas mesditës së sotme në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në rrugën "Tish Daija". Mësohet se një person ka qëlluar dy 20-vjeçarët të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën "Tish Daija", shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos