
Një 56 vjeçar është paraqitur në komisariatin e Lezhës pasditen e së dielës, ku raporton se persona të panjohur kanë tentuar t’i bëjnë një atentat në aksion rrugor Lezhë-Milot.
Shtetasi S.K. deklaroi në polici se teksa po udhëtonte me djalin e tij, në vendin M+ i kanë zënë rrugën dy makina dhe një person doli prej tyre me pistoletë në dorë dhe u afrua drejt ture.
56 vjeçari deklaroi se arriti të manovronte mjetin me shpejtësi dhe u paraqit menjëherë në policinë e Lezhës.
Në lidhje me kallëzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. (A2 Televizion)