Jepet masa e sigurisë për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, vendimi i komunikohet në QSUT

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 17:37 | Kronikë
Jepet masa e sigurisë për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit,

Gjykata e Vlorës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, Pandeli Kokaveshin, bashkëpunëtorin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Kokaveshit i është komunikuar masa e sigurimit në Tiranë, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ai u dërgua një ditë më parë, pas pretendimeve për probleme shëndetësore me zemrën.

Kujtojmë se, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e blerjes së votave.

Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.

Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, arrestimi i Belerit, është bërë pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar nga neni 328 i kodit penal. Së bashku me Belerin, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, për të njëjtën akuzë, ndërsa avokati u lirua disa orë pas shoqërimit.

Në seancën gjyqësore ndaj Belerit ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi, ndërsa kreu PBDNJ, Vangjel Dule, nuk u lejua të ishte pjesë e procesit. Jashtë ambienteve të gjykatës, Dule e cilësoi arrestimin një vendim të paralajmëruar.

https://a2news.com/2023/05/13/akuzohet-per-shitblerje-votash-gjykata-vendos-arrest-me-burg-per-fredi-belerin-kandidatin-e-bashke-fitojme-per-bashkine-e-himares/
https://a2news.com/2023/05/12/arrestimi-i-belerit-qytetarja-me-ofruan-200-mije-leke-per-voten-time-te-vjehrres-dhe-te-burrit/
https://a2news.com/2023/05/12/vangjel-dule-apel-mazhorances-nga-himara-mos-guxoni-te-prekni-voten-fredi-te-henen-eshte-kryetar/
https://a2news.com/2023/05/13/fredi-beleri-u-la-ne-burg-xhacka-i-kunderpergjigjet-reagimit-te-greqise/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi