Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 24-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 11:45 | Kronikë
Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 24-vjeçare,

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pas kallëzimit të bërë nga një e re. Sipas informacioneve, kallëzimi është bërë nga një 24-vjeçare e cila pretendon se A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos