Policia në Shkodër ka vënë në pranga tre persona të cilët u kapën duke transportuar me furgon 50 qese me ushqime, për t'i shpërndarë te qytetarët.
Sipas policisë, ushqimet po shpërndaheshin për përfitime elektorale dhe personat e arrestuar janë punonjës të bashkisë.
Të arrestuarit janë Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur porositësi i pakove me ushqime Drejtori i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.
50 qeset me ushqime u sekuestruan, po ashtu edhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Të arrestuarit janë:
-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër. (A2 Televizion)