Fredi Beleri lihet në burg, avokati: Montim politik, simulim i policisë me individë si në kohën e komunizmit

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 13:44 | Kronikë
Fredi Beleri lihet në burg, avokati: Montim politik, simulim i

Vendimi e Gjykatës për të vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të Fredi Belerit është cilësuar si i gabuar nga ana e avokatit të tij, Geni Gjyzari, i cili akuzoi edhe policinë për veprimet e saj.

“Ne këtë i kërkuam gjykatës, që nuk ishim në kushtet e flagrancës, madje simulim i policisë, nga një individ që policia i përdor rëndom si në kohën e komunizmit. Kjo është akuzë politike dhe montim politik”, tha avokati.

Avokati citoi edhe vetë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që të ketë hedhur poshtë akuzat në seancë. “Në asnjë moment nuk u provua akuza, as ekzistenca e listave”, e citoi avokati. “Ai ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra e rrëmbimit provoi se nuk iu gjet asgjë”.

Avokati sqaroi se Beleri do të transferohet tashmë në Tiranë, për shkak se çështja i kaloi për kompetencë Gjykatës së Posaçme. Sipas tij, brenda 10 ditësh Gjykata e Posaçme do të vendosë mbi ligjshmërinë e masës së arrestit.

https://a2news.com/2023/05/13/akuzohet-per-shitblerje-votash-gjykata-vendos-arrest-me-burg-per-fredi-belerin-kandidatin-e-bashke-fitojme-per-bashkine-e-himares/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli