U përfshi në fushatë, pezullohet nga detyra “i plotfuqishmi” i Konispolit

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 16:32 | Kronikë

Policia e Shtetit ka reaguar pas një denoncimi në një media lokale se, inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli, është përfshirë në fushatë elektorale, madje edhe ka ushtruar presion ndaj disa qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka nisur hetimet dhe pas verifikimit të rastit, ka pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektorin Çokalli.

“Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmës specialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

"Polici ose “i plotfuqishmi” i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon ,është përfshirë me mish dhe shpirtë ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë Ps.

Kjo është makina e fotografuar përpara shpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe Spak , nuk mund të publikojmë foto dhe Video , pasi i disponojmë të gjitha provat.

POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën , atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndeshkojë krimin?"

Denoncimi për inspektor Çokallin në mediat lokale

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi