Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 18:36 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin pasditen e kësaj të marte. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Patokut, rreth orës 17:00.

Pas një konflikti të çastit, 56-vjeçari Besnik Selmani, banues në Milot, dyshohet se ka plagosur me çifte, Besnik Pulën 49 vjeç, banues në Krujë.

49-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu