Sherr mes adoleshentësh në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 08:05 | Kronikë
Sherr mes adoleshentësh në Pogradec, plagoset me thikë

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore të policisë dhe prokurorisë për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos