Kishin magazinuar 700 kg duhan të grirë në Shkodër, 3 të arrestuar për kontrabandë

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 12:45 | Kronikë
Kishin magazinuar 700 kg duhan të grirë në Shkodër, 3

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kapën në një magazinë me 700 kg të grirë me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin. Ata e kishin magazinuar duhanin në 42 thasë.

Të arrestuarit u kapën pas një hetimit disamujor të Policisë në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shkodrës.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;

-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande", të kryera në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos