Po nisej me fëmijët për pushime në Sardenjë, shqiptarit i gjenden 11 kg kokainë në valixhe

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 10:58 | Kronikë

Pushimet me familjen në Sardenjë mund të kishin qenë justifikimi më i mirë për të kryer “1 rrugë e 2 punë”, por nuk rezultuan kështu për një 40-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga policia në portin e Fortezza-s.

Edhe pse në makinë kishte bashkëshorten dhe fëmijët, në valixhen e tij karabinierët e Livornos gjetën 11 kilogramë kokainë.

Mjeti i shqiptarit u ndalua në momentin që ishte duke hipur në tragetin e radhës për në Sardenjë, teksa ishte duke shkuar për pushime me familjen.

Droga e sekuestruar

Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.

Duke marrë parasysh një vlerë mesatare prej 80 euro për gram që kokaina shitet në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar do të arrinte fitime deri në 880 mijë euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024