U asfiksuan në ambientet e punës, dy punonjëse të fabrikës së telit në Bathore nisen me urgjencë në QSUT

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 19:04 | Kronikë
U asfiksuan në ambientet e punës, dy punonjëse të

Dy punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar në QSUT pasi nuk u ndjenë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e punës ku shfaqën shenja asfiksie.

Mësohet se në QSUT u paraqitën disa prej punonjëseve të fabrikës, ndërsa dy prej tyre të identifikuara si T.D 42 vjeçe dhe F.N 47 vjeçe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Kamzë/Informacion paraprak: Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos