Aksident në Korçë, triçikli përplaset me makinën

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 13:39 | Kronikë
Aksident në Korçë, triçikli përplaset me

Një aksident rrugor është regjistruar, paraditën e së enjtes, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Leminot dhe në të u përfshinë një makinë tip "Toyota" dhe një triçikël.

I plagosur mbeti drejtuesi i triçiklit, shtetasi Sh.Gj. 73 vjeç, i cili po mjekohet në spital, teksa drejtuesi i Toyotës po pyetet në lidhje me dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos