Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të skuadrës së Tiranës, të cilët u futën në fushën e lojës dhe tentuan të godisnin arbitrin e ndeshjes ndaj Bylisit, Kridens Meta.
“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Situata u tensionua në pjesën e dytë kur Bylisi mori një penallti të dyshimtë, të cilën e kthyen në gol dhe ndalën Tiranën në garën për titull. (A2 Televizion)