"Po presim të na marrë në telefon'', prindërit e shqiptarit të zhdukur në Greqi luten për ndihmë

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 15:32 | Ballkani
"Po presim të na marrë në telefon'',

Po presim ende të na marrë në telefon”. Kështu thonë prindërit e 22-vjeçarit shqiptar Denis Ruci, i cili është mes personave të zhdukur të tragjedisë në Larisa.

Panos dhe Mirela Ruci, prej tre ditësh po presin jashtë spitalit të dëgjojnë ndonjë lajm për të dashurin e tyre i cili kishte udhëtuar në Athinë për të takuar miqtë dhe po kthehej me tren në shtëpi.

Teksa tregojnë fotot e djalit tëtyre në celularë, ata bëjnë thirrje dramatike për informacione mbi vendnodhjen etij.

"Unë dhashë ADN-në por nuk kam asnjë lajm për momentin. U bëj thirrje atyre që kanë qenë me të të në vagon, nëse e kanë parë të më kontaktojnë, të më thonë nëse ishte ne sediljen e tij apo kishte lëvizur," shprehet Mirela Ruçi.

Gruaja tregon mes lotësh se djali kishte blerë një bilete elektronike për në vagonin e 5-të, por ka dyshime se mund të ketë lëvizur pak minuta para përplasjes për të shkuar në të 2-tin ku ishte edhe mensa. 3 vagonët e parë ishin ato që u dëmtuan më së shumti pas përplasjes kokë më kokë të trenave.

Prindërit e Denisit rrëfejnë se kishin folur me të pak para aksidentit, kur ai u ishte thënë se do të mbërrinte vonë dhe të mos vinin herët për ta pritur.

“Babi do të vij vonë më tha, do t'iu telefonoj, mos hajdeni më herët. Po pres ende telefonatën e tij…”

Babi i 22-vjecarit shpërthen më pas në zemërim, duke akuzuar autoritetet për vrasjen e tij.

Janë të gjithë vrasës”, thotë ai. Përpos 5 viktimave shqiptare të cilat thuhet se kanë humbur jetën deri më tani, dy shqiptarë të tjerë janë në gjendje kritike në terapi intensive.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani