Policët serbë rrahin dhe dëbojnë emigrantët me dhunë

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 16:42 | Ballkani

Organizata “Medical Volunteers International Serbia” ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të policisë serbe duke rrahur emigrantët në Sombor.

Sipas mediave serbe, kjo është një video e dëbimit të dhunshëm të ndodhur në Qendrën Transitore të Somborit.

“Në video shihen emigrantët që ikin nga policia serbe. Një qendër zyrtare tranziti e financuar nga qeveria duhet të jetë një vend i sigurt për njerëzit në lëvizje”, tha organizata.

Por, siç shtuan ata, kjo video tregon të kundërtën.

“Kjo është dëshmi e qartë se policia serbe ka rrahur ilegalisht individë. Djali në këtë video është i mitur. Njerëzit raportuan se ata të kapur nga policia u dërguan në jug në Preshevë. Fatkeqësisht, kjo po bëhet sistematike. Qeveria e Serbisë jo vetëm që i injoron emigrantët, por shkel plotësisht të drejtat e tyre”, kanë thënë ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos