Ballkani i cënueshëm nga dezinformimi, Rubin: Serbia problemi më i madh, nuk duhen lejuar mediat ruse

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 16:22 | Ballkani
Ballkani i cënueshëm nga dezinformimi, Rubin: Serbia problemi më

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”.

Kështu thotë zyrtari amerikan James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, ne një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, gjatë udhëtimit në Ballkanin perëndimor.

Duke ju referuar hapjes së Russia Today- organizatë ndërkombëtare e lajmeve e kontrolluar nga shteti rus në Serbi, Rubin thotë:

"Ne nuk do të donim të shihnim Russia Today ose media të tjera ruse kudo në botë. Duam që ato të mbyllen. Ato janë mbyllur në pjesën më të madhe të komunitetit evropian. Rubin flet edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, themelues të së cilës po përballen aktualisht me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai shprehet kundër rishkrimit të historisë për ketë temë.

UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar.  Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e saj. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atëkohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja.

Por nuk mendoj se duhet ta rishkruajmë historinë për këtë temë. Gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990, Rubin ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit amerikan. Në vitin 2013, Kosova i dha atij medaljen presidenciale të meritave për angazhimin e tij në çlirimin e Kosovës. I dërguari i posaçëm i SHBA do të zhvillojë një vizitë edhe në Shqipëri, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar dezinformimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos