“Bar i dyshimtë”, policia angleze arreston shqiptarin me çaj mali

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 12:00 | Bota

Policia në Britaninë e Madhe ka mbajtur pas hekurave për 15 orë një shqiptar për të cilën dyshuan se po shiste bimë narkotike.

Në fakt, Agim Agaj, kishte çaj mali. Ai iu nënshtrua kontrolleve të rrepta pasi policia e ndaloi për t’i kontrolluar automjetin dhe aty i gjetën gjethet e çajit.

Efektivët e policisë menduan se Agimi kishte marijuanë në disa kontejnerë plastikë që i kishte vendosur mes sediljeve të parme.

53-vjeçari tregoi për The Sun: "Ishin dy policë. Njëri prej tyre hapi derën e furgonit dhe pa që kisha një kontejner plastik të madh. Ai i tha policit tjetër, "ka marijuhanë". Unë u thashë që nuk është drogë, është çaj mali. Por s’më dëgjuan. Thjesht më arrestuan. Çaji nuk ngjan fare si i tillë. Edhe një fëmijë mund ta dallojë çfarë është çaj dhe çfarë është kanabis.”

Agimi u mbajt në qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset dhe pasi u mor në pyetje ditën tjetër, lirua pa akuza.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi