Çatia u shemb teksa besimtarët hindu po luteshin, rritet numri i viktimave

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 07:58 | Bota

Një strukturë e ndërtuar mbi një pus të vjetër tempulli në Indi u shemb të enjten, ndërsa një turmë e madhe besimtarësh po luteshin në një festival për Ramën, një nga hyjnitë hindu më të adhuruar.

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi çatia e tempullit hindu u shemb në Indinë qendrore.

“Ne kemi shpëtuar 18 persona, 35 janë gjetur të vdekur dhe 16 janë plagosur”, tha Ilayaraja T, një zyrtar i lartë i qeverisë lokale, për Reuters.

Të paktën 75 personel të ushtrisë dhe shpëtimit punuan gjatë ditës për të hequr mbeturinat, duke përdorur litarë dhe shkallë për të nxjerrë trupat e viktimave.

Autoritetet e tempullit e kishin ndaluar përdorimin e pusit vite më parë dhe e kishin mbuluar me strukturë.

Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Indi për shkak të ndërtimit të dobët dhe mosrespektimit të rregullave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024