Trump nën akuzë, juria e madhe voton për ngritjen e padisë ndaj ish-presidentit

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 07:08 | Bota
Trump nën akuzë, juria e madhe voton për ngritjen e padisë

Një juri e madhe në Manhatan ka votuar për ngritjen e një padie ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ai do të përballet me 30 akuza, që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklaratë në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.

Ish-Presidenti Trump tha në deklaratë se, demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Ky është rasti i parë në historinë e SHBA-së i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti amerikan dhe një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Aktakuza u konfirmuar të enjten nga Joe Tacopina, një avokat i zotit Trump, dhe të tjerë që kanë njohuri mbi këtë çështje, por nuk janë të autorizuar për të diskutuar akuzat që ende nuk janë bërë publike.

Votimi për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetime mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës.

Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se zoti Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.

Avokati Tacopina tha në një deklaratë se: “Ai nuk ka kryer asnjë krim dhe se do ta luftojmë fuqishëm në gjykatë këtë ndjekje politike”.

Zoti Trump, i cili ka hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur hetimin si të motivuar politikisht, pritet t'u dorëzohet autoriteteve javën e ardhshme, megjithëse detajet janë ende duke u përpunuar, sipas një personi anonim që ka njohuri për çështjen.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po ndërmerr një hap të pazakontë. Rasti në fjalë u hetua nga dy prokurorë të mëparshëm, të cilët refuzuan të ndërmarrin hapin me peshë të madhe politike për të kërkuar ngritjen e padisë ndaj zotit Trump.

https://a2news.com/2023/03/23/hetimet-ndaj-trump-juria-vendos-per-akuzen-ish-presidenti-shpreson-te-arrestohet-live/
https://a2news.com/2023/03/24/trump-pas-hekurave-shperthejne-memet-ne-rrjet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024