Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Hapet "kafeneja e vdekjes" në Torino

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 18:45 | Bota
Hapet "kafeneja e vdekjes" në Torino

Mënyra më e mirë për t'u përgatitur për vdekjen, apo edhe thjesht për ta kuptuar më mirë, është të flisni për të.

Ky proces lehtësohet më shumë nëse do të keni edhe ndihmën e psikologëve. Ky është koncepti i "Death Cafè", i cili mbërrin në Itali për herë të parë në Torino.

Është një rast takimi i organizuar për të reflektuar mbi ciklin e jetës dhe për të kapërcyer “tabunë” e vdekjes. Nisma u promovua nga Urdhri i Psikologëve të Piemontes, me synimin për të kontribuar në mirëqenien e brendshme të njerëzve.

Në fazën eksperimentale të projektit, janë planifikuar katër takime mujore, kryesisht për ata që janë të përfshirë profesionalisht në këtë temë, si psikologë, punonjës shëndetësorë apo vullnetarë në fushën e mirëqenies, por edhe atyre që kryejnë edukim dhe trajnim në këtë fushë. Synimi është promovimi i modelit në të ardhmen edhe mes qytetarëve.

Formati, i sjellë mbi 10 vite më parë në Londër dhe më pas i përhapur në të gjithë botën, parashikon organizimin e takimeve publike për një numër të kufizuar njerëzish, zakonisht jo më shumë se njëzet. Pjesëmarrësit në këto takime ulen dhe flasin lirshëm mbi temën e vdekjes ndërsa konsumojnë ushqim dhe pije.

A2 CNN Livestream

A2 Business