100 vatra zjarri shkatërrojnë pyjet, Spanja shënon marsin më të nxehtë

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 17:26 | Bota

Spanja është duke u përballur me një valë të nxehti të pazakontë e cila ka shkaktuar më shumë se 100 vatra të mëdha zjarri në mbarë vendin.

Situata më e rënduar paraqitet në rajonin verior të Asturias, atje ku zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën që flakët të arrijnë në zonat e banuara.

Sipas agjencisë së meteorologjisë temperatura për muajin mars po shënojnë vlera rekord, rreth 14 gradë më të larta se normalisht.

Autoritetet kanë mbyllur dhjetëra akse rrugore për shkak të flakëve që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje dhe shkurre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos