Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Klerikët e akuzuar si spiunë refuzojnë largimin, përleshje në manastirin ukrainas

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 17:39 | Bota

Përleshjet shpërthyen jashtë një manastiri në Kiev, pasi dega ukrainase e Kishës Ortodokse e akuzuar nga qeveria për lidhje me Rusinë kundërshtoi urdhrin e dëbimit.

Disa orë pasi kaloi mbaroi afat për t'u larguar nga manastiri, anëtarët e Kishës Ortodokse të Ukrainës refuzuan hyrjen e një përfaqësuesi të qeverisë i cili shkoi për të inspektuar ndërtesat në kompleks.

Qeveria akuzon Kishën e shkëputur nga Rusia se theu marrëveshjet e qirasë dhe ndërtoi ndërtesa në Lavra Kiev-Pechersk në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu autoritetet dyshojnë se anëtarë të lartë të klerit dhe mbështetës të tyre kanë mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe kanë bashkëpunuar me Kremlinin.

Dhjetëra klerikë ortodoksë deklarojnë se do të qëndrojnë në manastirin historik të Kievit pavarësisht urdhrave të prerë që kanë marrë nga qeveria për largimin e tyre.

“Lavra Pechersk” është një seli e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila u nda nga patriarkana e Moskës pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi