Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 100%
  • E pamundur 0%

Shembet tempulli, të paktën 11 viktima nën rrënoja

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 17:48 | Bota

Të paktën 11 besimtarë humbën jetën në qytetin e Indores në Madhya Pradesh pas shembjes së tavanit të një tempulli ku ishin grumbulluar për një ceremoni festive.

Ngjarja ndodhi gjatë kremtimit të festivalit hindu të 'Ram Navami', në tempullin Beleshëar Mahadev Jhulelal ku mijëra besimtarë ishin mbledhur për të kryer ritualet e zakonshme.

Autoritetet ndërhynë me shpejtësi dhe nxorrën nga rrënojat 19 persona ndërkohë që 11 të tjerë ishin të pafat.

Shkaqet e shembjes së tempullit janë ende të paqarta, ndërkohë që dyshohet se në tempull kishte më shumë besimtarë nga kapaciteti i lejuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu