Hipopotamët e Pablo Escobar kthehen në problem, kushton shumë për t’i zhvendosur

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 19:02 | Bota

Autoritetet në Kolumbi po hasin një problem të madh me hipopotamët e baronit të drogës, Pablo Escobar, pasi transferimi i tyre në parqet natyrore përtej detit kushton të paktën 3.5 milionë dollarë.

Lordi i drogës, Pablo Escobar, i cili u vra nga policia në vitin 1993, importoi në mënyrë të paligjshme në vitet 1980 qindra kafshë ekzotike, mes të cilave dhe 70 hipopotamë.

Pas vdekjes së pronarit të tyre ata u lanë të lirë dhe u shumuan duke krijuar tufën më të madhe të hipopotamëve jashtë Afrikës.

Autoritetet shpresonin që t’i transferonin këto kafshë në muajt në vijim, 10 prej të cilëve do të dërgoheshin në Meksikë ndërsa pjesa tjetër në Indi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos