Për demokratët, askush mbi ligjin, republikanët në mbështetje të Trump: Hakmarrje politike

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 11:26 | Bota
Për demokratët, askush mbi ligjin, republikanët në

Vendimi i Jurisë së Madhe kundër Donald Trump, bashkoi republikanët, përfshirë rivalët e ish-presidentit.

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongresin amerikan shprehën mbështetje për Trump duke e mbrojtur atë, ndërsa lëshuan sulme të drejtpërdrejta ndaj trupës gjykuese në Manhatan që i hapi rrugën ngritjes së akuzave penale ndaj 76-vjeçarit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Republikani Kevin McCarthy, përdori të njëjtën gjuhë si miliarderi duke pretenduar se sistemi amerikan i drejtësisë është përdorur politikisht kundër Trumpit.

Të tjerë folën për gjueti shtrigash, ditë të errët për Shtetet e Bashkuara dhe hakmarrje politike. Nga ana tjetër, demokratët janë treguar më të kujdesshëm në reagimet e tyre. Presidenti Joe Biden nuk ka komentuar lidhur me zhvillimet, por politikania e njohur demokrate, Nancy Pelosi, kritikja më e fortë e Trump, bëri thirrje që ligjet e vendit të respektohen.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë”, ka shkruar Pelosi në Twitter. Pas shpalljes së vendimit, në pjesë të ndryshme të SHBA-së, përfshirë pranë Shtëpisë së Bardhë, janë mbajtur manifestime të shumta, pro dhe kundër Trump.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/31/trump-nen-akuze-juria-e-madhe-voton-per-ngritjen-e-padise-ndaj-ish-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos