Nuk janë aq të zhurmshëm sa turistët e verës, por nuk janë të paktë. Një pjesë e hoteleve në Vlorë edhe ne 10-ditëshin e fundit të shtatorit janë thuajse ne kapacitete maksimale me turistë. Dhe një trend i tillë parashikohet të vijojë edhe gjatë muajit tetor. Shpresat janë që ky vit të shënojë fillimin e turizmit gjithëvjetor në Vlorë. (A2 Televizion)