Qëlloi të afërmin me thikë, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 18:52 | Futboll
Qëlloi të afërmin me thikë, sulmuesi i Holandës

Sulmuesi i Kombëtares holandeze, Quincy Promes rrezikon të dënohet me 2 vite burg nga një gjykatë në vendin e tij për shkak të një sherri që pati me një të afërm të tij dy vite më parë.

Futbollisti i Spartakut të Moskës qëlloi disa herë me thikë kushëririn e tij në një festë familjare, në një ngjarje që po gjykohet për tentativë vrasje.

Prokuroria ka kërkuar të paktën 2 vite burg për plagosjen e rëndë, ndërkohë që vendimi përfundimtar do të jepet pas dy javësh.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi dhe një bisedë telefonike ku Promes i tregonte babait të tij pas ngjarjes se ai i drejtoi thikën në qafë kushëririt dhe jo në këmbë, por nuk e pranoi si provë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos