“Qëlloni emigrantët!”, Trump sugjeroi masa ekstreme për ndalimin e tyre

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 10:27 | Bota
“Qëlloni emigrantët!”, Trump sugjeroi masa ekstreme

Presidenti amerikan Donald Trump propozoi dikur, që emigrantët të qëlloheshin me armë zjarri në këmbë, sipas një libri të shkruar nga dy gazetarë të New York Times.

Atje thuhet se kreu i shtëpisë së bardhe sugjeroi metoda ekstreme për të penguar emigrantët të kalonin kufirin jugor. Mes tyre përfshihej edhe ndërtimi  i një muri të elektrizuar me thumba të mprehtë dhe një kanali të mbushur me gjarpërinj apo aligatorë.

https://a2news.com/2019/07/23/lufta-kunder-emigracionit-trump-prezanton-rregullat-per-deportim-te-shpejte/

Libri i quajtur ‘’Luftërat kufitare, brenda ofensivës së Trump kundër emigracionit’’ bazohet në intervista me zyrtarë të paidentifikuar të administratës. 

Sipas tyre sugjerimi ishte bërë gjatë një takimi me përfaqësues të lartë të kabinetit të tij, në muajin mars. New York Times raporton se Trump ishte tërhequr nga ideja, disa ditë më vonë.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit