Radhë në Qafë Thanë për t'u futur në vendin tonë, udhëtarët të pakënaqur

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 13:02 | Aktualitet
Radhë në Qafë Thanë për t'u futur në vendin

Prej datës 1 gusht, pika e kalimit kufitare me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë funksionon vetëm me një ndalesë, duke synuar shkurtimin e procedurave në kufi dhe kalimin sa më të shpejtë të udhëtarëve nga të dyja vendet.

Por me sa duket, një javë pas këtij ndryshimi duket se efekti ka qenë i kundërt. Nga vëzhgimi i A2 CNN rezultoi se mëngjesi dhe paraditja e kësaj të hëne ka sjellë radhë të mjeteve që prisnin të futeshin në vendin tonë.

Personat që prisnin në radhë tregojnë në mikrofonin e A2 CNN se asnjëherë më parë nuk ka qenë të detyruar të presin kaq gjatë për t’u futur në Shqipëri.

Sipas policisë kufitare shqiptare, kjo radhë është krijuar sepse ka pasur një fluks të shtuar të mjeteve drejt Shqipërisë dhe se autoritetet maqedonase në pikën e përbashkët të kontrollit nuk kanë pranuar të operojnë me procedurë të përshpejtuar.

Ndërkohë që nga data 1 gusht vetëm nga pika e kalimit kufitar të Qaf Thanës, kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 70 mijë persona. 

https://a2news.com/2023/07/31/nje-ndalese-nje-kontroll-rama-qellimi-final-eshte-unifikimi-i-doganave/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni