Deklaratat e liderëve të rinj në RMV, Greqia kërcënon se do të shfuqizojë marrëveshjen e Prespës

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 10:33 | Ballkani

Deklaratat e liderëve të rinj në RMV, Greqia kërcënon

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Adonis Georgiadis, reagoi në lidhje me deklaratat e presidentes së re në Maqedoninë e Veriut dhe fituesit të zgjedhjeve, Hristijan Mickoski, të cilët deklaruan se do t’i referohen me emrin që duan vendit të tyre.

Sipas, Georgiadis nëse lideri i VMRO-DPMNE bëhet kryeministër dhe vazhdon me deklarata të tilla, Mitsotakis do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës.

“Sipas nenit 19, parashikohet nëse ka shkelje. Nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut shkel Marrëveshjen, Qeveria e Greqisë do të bëjë atë që është paraparë”, tha Georgiadis në një deklaratë për mediat greke.

“SYRIZA nuk ka vënë kusht që Maqedonia e Veriut të largohet nga NATO nëse shkel Marrëveshjen, ka qenë për shkak të SHBA-së. Është një marrëveshje e keqe. Procesi i shfuqizimit të kontratës është i vështirë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi