Kurti ia përplas në sy Vuçiç, kërkon “kokën” e Radoiçiçit për vrasjen e Afrim Bunjakut

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 11:06 | Ballkani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një kërkesë tepër të fortë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, i cili po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.

Kurti kërkoi nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, Milan Radoiçiq, i cili njihet si organizatori i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme. Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku, më 24 shtator”, tha Kurti.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi