Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj

Nga Xhevahir Qardaku
14 Maj 2024, 19:19 | Ballkani

Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj

Debati në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Srebrenicës nuk do të zhvillohet në datën e parashikuar, në 15 Maj.

Mediat serbe, duke cituar burime të tyre konfidenciale, theksojnë se rezoluta me gjasë do të diskutohet më 22 maj. Seanca e mëparshme, për Bosnjë-Hercegovinën, u mbajt më 30 prill, ku u ravijëzuan pikat të cilat e paraqesin dhunën serbe ndaj popullsisë myslimane në Bosnje si gjenocid.

Autoritetet boshnjake kërkojnë të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Srpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995 dhe e quajnë vrasjen e më shumë se 8 300 civilëve boshnjakë një “krim të tmerrshëm” ose “masakër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos