Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba dhe zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Vizita në Serbi është e para për zyrtarin e lartë të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë vizitën e Kulebës dhe bashkëshortes së Volodymyr Zelenskyy si të papritur.
Për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare Reuters, lëvizja e fundit e liderit serb shikohet si një devijimim i Vuçiç nga besnikëria ndaj Putin.
"Një bisedë shumë e mirë dhe korrekte me ministrin e Jashtëm të Ukrainës. Ramë dakord të përmirësojmë marrëdhëniet dypalëshe, me synimin që në të ardhmen e afërt të organizojmë një forum ekonomik midis sipërmarrësve nga dy vendet", ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Kryeministri serb e informoi Kuleba-n për qëndrimin e Beogradit lidhur me situatën në Kosovë dhe projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës e cila së shpejti do të hidhet në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Vuçiç akuzoi Prishtinën për mosrespektim të marrëveshjeve të nënshkruara. (A2 Televizion)