“Fitore e vogël për Serbinë”, Vuçiç: 7 vende mosnjohëse ishin në anën tonë në OKB

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 20:13 | Ballkani

Fitore të vogël për Serbinë e ka cilësuar presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një deklaratë pas këtij takimi ai tha se 7 nga 15 vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ishin në anën e Serbisë.

 “Mendoj se në anën serbe ishin 7 nga 15 vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Jam i kënaqur me atë që dëgjuam. Britania e Madhe dhe Zvicra ishin më të forta kundër nesh dhe më së shumti në anën e Prishtinës. Por unë u befasova shumë nga deklarata korrekte e francezëve, e Algjerisë, Kinës, Rusisë, Ekuadorit, Sierra Leones dhe Mozambikut, ishin të jashtëzakonshëm. Natyrisht, kjo nuk do t'i zgjidhë problemet në Kosovë, nesër nuk do të mund të transferojmë dinarë, por njerëzit tanë duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta, ashtu siç do të luftojmë për të vërtetën gjithmonë dhe gjatë gjithë jetës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos