Me 461 vota pro dhe 52 kundër, Parlamentit Evropian miratoi rezolutën për Serbinë ku kërkon hetim për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.
Rezoluta i bën thirrje Komisionit Evropian të dërgojë një mision ekspertësh në Serbi për të vlerësuar situatën dhe për të hedhur bazat për një dialog që do të rivendoste besimin tek institucionet.
Parlamenti Evropian vë në dukje me shqetësim serioz provat e mbledhura nga vëzhguesit ndërkombëtarë të cilat tregojnë parregullstite gjate procesit zgjedhor.
Vëmendje e veçantë i kushtohet fenomenit të të ashtuquajturve votues fantazmë nga vendet e tjera, kryesisht nga Bosnje dhe Hercegovina, të cilët dyshohet se janë organizuar për të votuar në Serbi.
Rezoluta bën thirrje për pezullimin e fondeve të BE-së për Beogradin nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të zbatojnë rekomandimet dhe nëse hetimi tregon përfshirjen e autoriteteve serbe ne manipulime. (A2 Televizion)