Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Vuçiç u takua me terroristët para sulmit në Banjskë

Nga Xhevahir Qardaku
6 Shkurt 2024, 10:17 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranon për herë të parë se është takuar me organizatorin e sulmit në Banjskë të Kosovës, përpara se të ndodhte.

“Tri net me radhë kam pasur takim me ata. Aty ishin Radoiçiç, Simiç dhe 10 burra të tjerë”, u shpreh ai duke tentuar t’i shfajësojë ata, me pretendimin se sulmi ndodhi nga pafuqia për të bërë diçka tjetër për të mbrojtur serbët.

Vuçiç, duke folur për një televizion në Beograd, u përpoq të mbronte veten në sytë e ndërkombëtarëve, duke deklaruar se u kërkoi terroristëve që t’u besojnë amerikanëve dhe europianëve për garancinë se nuk do të arrestohej njeri për barrikadat në veri të Kosovës.

“Me firmosje garantuan se shqiptarët nuk do të arrestonin askënd që ishte në barrikada. Dhe kur ata nënshkruan, tre muaj më vonë filluan arrestimet”, thotë presidenti serb.

Vuçiç pranoi se terroristët kanë vepruar gabim dhe premtoi se do të ndiqen penalisht, pavarësisht se realiteti aktualisht tregon të kundërtën. Milan Radoiçiç, që organizoi sulmin, është ende i lirë në Serbi. Vuçiç ka folur edhe për atë që e shndërroi në një çështje ndërkombëtare, ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai nënvizoi se nuk ka shpresa që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë një seancë, lidhur me këtë temë.

“Janë 15 vende në Këshill, nëntë e kanë njohur Kosovën, gjashtë jo”, u shpreh Vuçiç.

Ndër të tjera, përsëriti retorikën e zakonshme që pret një presion të madh nga ndërkombëtarët për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për t'u shkëputur nga Rusia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi