Agjencia serbe e sigurisë informative është paditur për dhunimin dhe privimin e paligjshëm nga liria të Nikola Sanduloviç.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Çedomir Stojkoviç. Ai shpjegon se ka bërë kallëzim penal edhe kundër prokurores publike dhe gjyqtares nga Nishi.
Këto të fundit urdhëruan ndalimin e politikanit për faktin se vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar 7 vjeçar të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ushtria Serbe.
Stojkoviç shton se Sanduloviç u lirua nga paraburgimi vetëm pasi Këshilli i Europës e kërkoi këtë, por edhe nga kritikat e ashpra të Perëndimit. Ndër të tjera avokati lëshoi akuza në drejtim të autoriteteve serbe, duke thënë se ndalohet vazhdimisht për orë të gjatë kur tenton të kalojë kufirin, veçanërisht të hyjë në Kosovë. “BIA e Vulinit po mi shkel vazhdimisht të drejtat”, nënvizon ai. (A2 Televizion)