“Shqipëria etnike politike” e Kurtit, analisti: Raportet acarohen nëse VV do të ketë sukses në Maqedoni

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 14:00 | Ballkani

“Shqipëria etnike politike” e Kurtit, analisti: Raportet

Analisti Artan Muhaxheri e shikon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut si një veprim që nuk ka shumë mbështetje në terren.

Megjithatë thekson se në rast të ndonjë surprize në dobësimin e BDI-së, mund të sjellë raporte të trazuara mes Prishtinës dhe Shkupit.

Natyrisht që janë parti të cilat kanë trajektore të ndryshme sa i përket qeverisjes. BDI-ja është prej dy dekadash atje dhe ideja është që natyrisht nuk i konvenon që ta ketë një kundërshtare politike, duke pasur parasysh edhe idenë e kryeministrit Kurti që të shkojë nga poshtë-lart, pra me aktivizëm politik, me njerëz të rinj që kanë mundësinë të mobilizojnë nëse kanë resurse, pra të shndërrohet në një subjekt të rëndësishëm politik. Unë mendoj se kjo lëvizje më shumë do të ketë aspekt simbolik sesa praktik, politik. Çdo gjë do të varet nga suksesi i VV-së në Maqedoni. Nëse do të ketë sukses natyrisht që  marrëdhëniet do të shkojnë duke u acaruar sepse konfliktualiteti politik do të rritet.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos