“Kurti do spastrimin etnik të serbëve”, Vuçiç kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit: Serbët nën sulm!

Nga Rosalba Bejdo
2 Shkurt 2024, 16:22 | Ballkani

“Kurti do spastrimin etnik të serbëve”,

Me tone të ashpra, që sinjalizojnë zemërim të shtuar të Beogradit lidhur me vendimin e qeverisë Kurti për dinarin, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi në një fjalim ditën e premte, se do të kërkonin mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit.

“Fatkeqësisht, Albin Kurti e ka marrë atë vendim me iniciativën e tij, me qëllimin e mëposhtëm: spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës dhe Metohisë", tha Vuçiç.

Të hënën, Serbia do të paraqesë një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vuçiç shtoi më tej, se qeveria Kurti kishte sulmuar të gjitha enklavat serbe në Kosovë, duke bastisur qendra shëndetësore dhe organe të përkohshme sipas tij, e duke keqtrajtuar njerëz.

Ai u zotua se Beogradi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur serbët atje, dhe se do të japë licenca bankave private për të mundësuar dërgimin e parave për serbët e Kosovës. 

Pjesëtarët e policisë së Kurtit në rreth 11 aksione të sinkronizuara hynë në godinat e autoriteteve të përkohshme në Pejë, Istog dhe Osojan, e gjithashtu në qendrën shëndetësore atje duke e mbyllur.

Të gjitha enklavat serbe në Metohi janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht një vendim, nga e ashtuquajtura banke qendrore e Kosovës. 

Duke e quajtur lëvizjen si një sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të arritura që prej 1999, Vuçiç tha se 922 kompani serbe qe operojnë në Kosovë preken nga vendimi, çka është një goditje shtesë për ekonominë në zonat veriore. Ai ju referua edhe sulmit në Banjskë, duke thënë se bëhej fjalë për rezistencën e popullit serb, që kërkoi të mos përndiqej më si lepujt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos