“Kurti bëri gabim të rëndë”, Gjuriç: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për sulmin

Nga Rosalba Bejdo
2 Dhjetor 2024, 15:22 | Ballkani

Albin Kurti bëri gabim të rëndë politik duke akuzuar pa prova Beogradin lidhur me sulmin kundër kanalit të furnizimit me ujë në Zubin Potok. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç në një intervistë për Radio Televizionin publik në vend, gjatë së hënës.

Ai paralajmëroi se nuk do ta lënë ta kalojë lehtë, dhe se do të kërkojnë një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjen, ku janë të gatshëm të marrin pjesë edhe ata. Sipas Gjuriç, oferta e tyre nuk do të marrë një përgjigje pasi Prishtina e di se Beogradi nuk ka të bëjë me sulmin dhe se kushdo që ka marrë pjesë në të do të ndiqet penalisht. 

“Është e rëndësishme të thuhet se akuzat e papërgjegjshme të Kurtit tregojnë mungesë përgjegjësie e lidershipi, presion të shtuar ndaj komunitetit serb. Arrestimet kanë filluar”, tha ministri i Jashtëm.

Duke ju referuar takimi me ambasadorët e QUINT-it, shefi i diplomacisë serbe tha se ndërkombëtarët e marrin situatën seriozisht dhe nuk nxitojnë të akuzojnë askënd.

Sipas Gjuriç, Kurti minoi besueshmërinë e tij në bashkësinë ndërkombëtare me akuzat e rreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos