Kuvendi panserb nis me lutje në kishë, Gjuriç: Serbët po vuajnë në Kosovë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 14:51 | Ballkani

Në Beograd po mbahet Kuvendi i Parë panserb me emrin “Një komb, një kuvend – Serbia dhe Srpska”. Në parlament marrin pjesë delegacione nga Serbia dhe Republika Srpska. Është planifikuar një seancë e përbashkët e dy qeverive, si dhe një program i përbashkët artistik i ansambleve nga Serbia dhe Republika Srpska.

Siç ka bërë më dije presidenti Aleksandër Vuçiç, mbi 7 mijë serbë nga Republika Srpska do të marrin pjesë, ndërsa Kuvendi ka nisur me lutje në Kishën e Shën Savës, për të vijuar më pas me takime mes zyrtarëve të lartë, seancën e përbashkët të dy qeverive takime mes biznesmenëve e përfaqësues të shoqatave të ndryshme. Shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Kuvendi i Serbisë së Madhe do të tregojë forcën dhe unitetin e popullit serb. Sipas tij, qytetarët e tyre, veçanërisht ata në Kosovë, e dinë se sa i rëndësishëm ka qenë bashkimi dhe harmonia e tyre gjatë historisë, duke i ndihmuar të dalin nga situatat e vështira.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Marko Gjuriç tha se Asambleja panserbe në Beograd do të tregojë unitetin e popullit serb. Gjuriç thekson sfidat me të cilat përballen Serbët në Kosovë ku popullsia serbe sipas tij, kërcënohet me mbijetesë.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024