Mitsotakis: Nuk do t'i ratifikojmë memorandumet me Maqedoninë e Veriut derisa ata të ndryshojnë qëndrim

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 22:00 | Ballkani

Mitsotakis: Nuk do t'i ratifikojmë memorandumet me Maqedoninë e

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të dytë udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut.

Duke folur të martën mbrëma në një tubim të qytetarëve në Kastoria, kryeministri bëri të qartë se memorandumet që dalin nga Marrëveshja e Prespës nuk do të nënshkruhen derisa lidershipi i ri i vendit fqinj të ndryshojë qëndrimin për çështjen e emrit.

"Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë, rruga evropiane do të mbetet e mbyllur për ta dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të ndryshojnë qëndrim", tha Kyriakos Mitsotakis.

Reagimi erdhi pasi presidentja e re e zgjedhur, Gordana Silanovska-Davkova e ka quajtur vendin “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani