Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Pas tre ditëve debat, Ana Brnabiç zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Serbisë

Nga Xhevahir Qardaku
20 Mars 2024, 23:42 | Ballkani

Pas tre ditëve debat, Ana Brnabiç zgjidhet Kryetare e Kuvendit

Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Ana Brnabiç, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Serbisë. Në një votim të mërkurën në Kuvend, ajo mori 153 vota pro nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.

Kandidatura e Ana Brnabiç u propozua nga Partia Progresive Serbe, një parti e cila së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 anëtar në Kuvend. Propozimi që Ana Brnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u shoqërua me një debat treditor, i cili u karakterizua nga ofendime dhe etiketime ndaj deputetëve.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e qeverisë për zgjedhjen e Brnabiçit në krye të Kuvendit. Deputetët opozitare nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, thanë se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli