Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë plagosin një 25-vjeçar

Nga A2 CNN
18 Mars 2024, 11:49 | Ballkani

Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë

Një sherr brutal është regjistruar në Rodos të Greqisë. Pas konfliktit verbal, të rinjtë kanë përshkallëzuar sherrin në përdorimin e thikave. Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët dyshohet se, janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.

Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë. I plagosuri nuk është identifikuar ende, njoftojnë mediat greke.

Dy shqiptarët ende të paidentifikuar janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos