Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Takim “i fshehtë” Lajçak-Vuçiç?

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 20:18 | Ballkani

Bashkimi Europian nuk pranon që të japë detaje dhe as të konfirmojë nëse ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak do të zhvillojë një vizitë në Serbi gjatë të enjtes.

“No koment” u përgjigj zëdhënësi Peter Stano ndaj pyetjes nëse konfirmon një takim mes presidentit serb dhe Lajcakut në Beograd.

“Për deklaratat e presidentit të Serbisë, nuk më takon mua që të komentoj se çfarë zbulon ai për takimet që planifikon të zhvillojë. Ne nuk do të komentojmë as për agjendën e punës të përfaqësuesit special të BE-së. Ai udhëton vazhdimisht në rajon, brenda BE-së dhe ndërkombtarisht për të bërë punën e tij. Kjo është pjesë e mandatit të tij si përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd. Sigurisht që pjesë e punës së tij dhe e mandatit është që të shkojë rregullisht, në Beograd dhe Prishtinë, për të mbajtur takime me bashkëbisedues të tij. Sa i përket pyetjes tjetër, sigurisht që ne nuk do të komentoj deklarata të veçuara. Partnerët tanë e vlerësojnë situatën siç e shohin të përshtatshme. Mund të them në përgjithësi se kur vjen puna për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me ato të partnerëve amerikanë përputhen thuajse 100 për qind”, tha Peter Stano, Zëdhënës i BE.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani