Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar tre zyrtarë, të cilët kanë kontribuar në përpjekjet e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për të minuar paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë, duke shenuar “Ditën e Republikës Sërpska” më 9 janar.
Tre personat e sanksionuar janë: Branislav Okuka, Jelena Pajiç Bastinaç dhe Srebrenka Goliç. Kjo ditë konsiderohet jo kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë.
Sipas Thesarit amerikan, tre individët e sanksionuar kanë ndihmuar përpjekjet e Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar. (A2 Televizion)