“Interesimi për armë është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet, vetëm përmes një kontrate”. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, shteti i të cilit i ka rritur ndjeshëm përpjekjet për fuqizimin e ushtrisë.
Gjatë një vizite në Institutin Tekniko-Ushtarak në Beograd ku u ekspozuan pajisje ushtarake, presidenti serb tha se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Sipas tij, plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.
“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiç vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë as në Kiev dhe as në Moskë. Pas shpërthimit të luftës mes këtyre dy shteteve, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.
Pavarësisht se Rusia se e ka furnizuar së fundmi me armatime, përfshirë sisteme antidron, Beogradit kujdeset të theksojë se bashkëpunimi ushtarak me Moskën është reduktuar.
“Duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë nuk është zhvilluar dukshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha sekretari i shtetit në ministrinë e mbrojtjes së Serbisë Nemanja Staroviq.
Sakaq, ai tha se vendi ka shtuar bashkëpunimin substancial me anëtarët e NATO gjatë dy viteve të fundit.
(A2 Televizion)